Ëndrra


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Ëndrra
Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashte mjedisevë laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t'u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq. oniro - ëndërr dhe logos - fjalë; mësim, dije). Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMTTruri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike