13 Qershor


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
13 Qershor
Ngjarje
  • 1249 – Kurorëzimi i Aleksandrit III si Mbret i Skocezëve.
  • 1525 – Martin Luther martohet me Katharina von Bora, kundër rregullit të beqarisë të dekretuar nga Kisha Katolike për priftërinjtë dhe murgeshat.
  • 1625 – Mbreti Karl I martohet me princeshën franceze Henrieta Maria de Bourbon.
  • 1774 – Rhode Island bëhet kolonia e parë britanike në Amerikën e Veriut që ndalon importimin e skllevërve.
  • 1777 – Lufta Revolucionare Amerikane: Marquis de Lafayette zbarkon pranë Charleston, në Karolinën e Jugut, në mënyrë që të ndihmojë Kongresin Kontinental të trajnojë ushtrinë e tij.
  • 1798 – Kisha San Luis Rey de Francia ndërtohet.
  • 1805 – Ekspeditat e Ljuisit dhe Klarkut: duke kërkuar, Meriwether Ljuis dhe 4 shokë pikasin Ujëvarat e Mëdha te lumit Misuri.
  • 1871 – Në Labrador, një uragan vret 300 njerëz.
  • 1881 – Luftanija USS Jeannette përplaset me një masë akujsh.
  • 1886 – Një zjarr shkreton pjesën më të madhe të Vankuverit, British Columbia.
  • 1886 – Mbreti Ludvig II i Bavarise gjendet i vdekur në liqenin Starnberg në jug t ëMynihut në orën 23.30.
  • 1893 – Grover Cleveland kalon një operacion sekret por të suksesshëm kirurgjikal për të hequr një pjesë të madhe kanceroze në nofullë; detajet rreth operacionit nuk ju shfaqën publikut amerikan deri më 1917, nëntë vjet pas vdekjes së presidentit.
  • 1898 – Territori i Jukonit formohet, me Dawson si kryeqytet.
  • 1910 – Universiteti i Kolegjit të Inxhinierise te Filipinës krijohet. Thuhet se ky është fakulteti që jep më shumë diploma nëFilipine.
  • 1917 – Lufta e Parë Botërore: sulmi ajror më vdekjeprurës gjerman në Londer gjatë Luftës së Parë Botërore kryhet me bombardues gotha-g dhe rezulton në 162 vdekje, duke përfshirë 46 fëmijë, dhe 432 të plagosur.
  • 1920 - Avni Rrustemi vrau në Paris Esad Pashë Toptanin.
  • 1934 –Adolf Hitleri dhe Benito Mussolini takohen ne VeneciaItali; Musolini më vonë e përshkruan diktatorin gjerman si një majmun të vogël qesharak.
  • 1935 – Në një nga ndeshjet më të njohura të boksit, boksieri James J. Braddock mund Max Baer në Long Island City, Nju Jork, dhe bëhet kampion i peshave të rënda.
  • 1942 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin zyrën e tyre për informacion rreth luftës.
  • 1942 – Shtetet e Bashkuara krijojne Zyren e Sherbimeve Strategjike ose OSS.
  • 1944 – Lufta e Dytë BotëroreGjermania lëshon një kundërsulm në Karentan.
  • 1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania lëshon një sulm me Bomba Fluturuese V1 në Angli. Vetëm katër nga 11 bomba goditën shënjestrën e tyre.
  • 1952 – Cështja Katalina: një avion ushtarak Douglas DC-3 suedez goditet nga një avion sovjetik MiG-15.
  • 1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në BRSS, Mir Mine.
  • 1966 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendos në ceshtjen Miranda v. Arizona se policia duhet të informoje të dyshuarit rreth të drejtave të tyre përpara se të pyeten.
  • 1967 – Presidenti i SHBA Lindon Xhonson cakton Thurgood Marshall si anëtarin e parë të zi të Gjykatës Supreme.
  • 1970 – "The Long and Winding Road" bëhet kënga e fundit nr.1 e Beatles.
  • 1971 – Lufta e VietnamitNew York Times fillon publikimin e Letrave të Pentagonit.
  • 1977 – I dënuari për vrasjen e Martin Luter King Jr. James Earl Ray rikapet pasi u arratis para tre ditëve.
  • 1978 – Forcat e Ushtrisë së Izraelit tërhiqen nga Libani.
  • 1981 – Në ceremoninë e Trooping the Colour në Londër, një adoleshent, Marcus Sarjeant, godet Elizabeten e II me gjashtë plumba manovër.
  • 1982 – Fahdi bëhet mbret i Arabisë Saudite pas vdekjes së vëllait të tij, Khalidit.
  • 1983 – Pioneer 10 bëhet objekti i parë i krijuar nga njeriu që largohet prej sistemit diellor.
  • 1994 – Një juri në Anchorage, Alaska, fajëson moskokëcarjen e Exxon dhe Kapitenit Joseph Hazelwood për fatkeqësinë e Exxon Valdez-it, duke i dhënë mundësinë viktimave të kërkonin një dëmshpërblim prej 15 miliard dollarësh.
  • 1995 – Presidenti francez Jacque Chirac bën të ditur rivazhdimin e testimeve nukleare në Polinezine franceze.
  • 1996 – Montana Freemen dorëzohet pas një qendrese prej 81 ditësh me agjentët e FBI-së.
  • 1997– Një juri dënon Timothy McVeigh me vdekje për bombardimin e Oklahomas.
  • 1999– Forcat e KFOR hynë në Gjakovën e okupuar dhe të masakruar nga sërbet më 13 Qershor. *2000 – Presidenti i Korese se Jugut Kim Dae Jung takon Kim Jong-il, udheheqesin e Korese se Veriut, per te filluar per te parën herë samitin inter-korean në qytetin verior të (Pyongyang).
  • 2000 – Italia fal Mehmet Ali Agca, banditin turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Palin e II më 1981.
  • 2002 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen nga Traktati i Raketave Anti-Balistike.
  • 2005 – Një juri në Santa Maria, Kaliforni liron këngëtarin e popit Michael Jackson për ngacmimin e 13 vjecarit Gavin Arvizo.
  • 2007 – Xhamia Al Askari bombardohet për të tretën herë.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike