Ademi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Ademi
Të gjithë lavdet dhe falënderimet ia dedikojmë Zotit të gjithësisë, paqja dhe përshëndetjet më të sinqerta ia dedikojmë profetit Muhammed a.s dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Shpërblimit. Në rreshtat në vazhdim, ne do të trajtojmë historitë e profetëve të Zotit, histori të cilat përmbajnë shumë mesazhe dhe mësime plot vlera. Thotë Zoti i madhëruar në Kuranin fisnik:"Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë." (Jusuf, 3) "Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës." (Kehf, 13) "Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë." (Araf, 176) Këto ajete flasin mbi rëndësinë e tregimeve dhe historive. Ato janë metoda që Zoti i lartësuar ka ndjekur për shpalljen e Kuranit famëlartë. Me histori të tilla, Zoti i jepte zemër dhe kurajë profetit Muhammed a.s që të qëndronte i paepur para sfidave dhe vështirësive. Të njëjtin ndikim ato kanë edhe për brezat pas Profetit a.s. Muslimanët e kanë obligim që t'i studiojnë këto ngjarje, të meditojnë rreth tyre dhe të nxjerrin mësime. Në Kuran, Zoti ka përmendur histori të shumta rreth profetëvedhe të dërguarve të Tij. Disa prej këtyre historive i gjejmë të detajuara, ndërkohë që disa syresh na paraqiten të përmbledhura. Profetët e përmendur në Kuran janë njëzet e pesë. Disa nga këta profetë përmenden në ajetin: "Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm. Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët. Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë. Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit." (En'am, 83-86) Mbi shkakun përse historitë e profetëve janë trajtuar imtësisht në Kuran, Zoti thotë:"Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët." (Hud, 120) Pra, ato janë për të forcuar zemrën e Profetit a.s dhe për t'i dhënë atij kurajë. Ato ishin identifikuese të së vërtetës mbi të cilën njerëzit ishin në dilemë, si dhe për të korrigjuar shumë koncepte dhe parime të lëna pas dore me kalimin e viteve dhe shekujve. Historitë e profetëve përmbajnë edhe shumë këshilla dhe porosi për besimtarët. Thotë Zoti i lartësuar:"Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta. Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova (mrekulli) të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë." (Bekare, 252) "Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar." (Gafir, 78) Këto histori që ceken në librin e Allahut, përmbajnë këshilla e porosi dhe janë model për këdo që arsyeton dhe logjikon. Thotë Zoti lidhur me këtë fakt:"Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë. (Jusuf, 111) Të tillë ishin profetët dhe të dërguarit e Zotit. Ata ishin fanarë që udhëzonin të humburit drejt rrugës së drejtë dhe shpëtimit. Ata ishin dhe mbeten modelet më të mira për njerëzit. "Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre." (En'am, 90) Që nga krijimi i njeriut të parë mbi tokë, Zoti ka dërguar kohë pas kohe profetë dhe të dërguar, që të udhëzojnë njerëzit në udhën e drejtë. Në një hadith të profetit Muhamed a.s, thuhet se numri i të dërguarve i kalon treqind syresh. Kurse numri i profetëve i kalon njëqind e njëzet e katër mijë. Tek Benu Israilët sa herë që vdiste një profet, dërgohej një profet tjetër që të vazhdojë misionin. Madje ndodhte që në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, të dërgoheshin dy profetë. Ata dërgoheshin nga Zoti me misionin e fisshëm, të shpëtojnë njerëzinë. Sa herë që njerëzimi pësonte devijime nga rruga e Zotit, dërgoheshin profetë dhe të dërguar që t'i kthejnë sërish në udhë të mbarë. Gjatë përmbushjes së misionit të tyre, profetët dhe të dërguarit u përballën me shumë sfida dhe probleme. Mundi dhe sakrificat e tyre nuk mund të përshkruhen dhe të gjitha këto për të përmbushur misionin me të cilin i kishte obliguar Zoti. Ekzistenca e tyre është e vërtetë, madje është nevojë e domosdoshmëri për njerëzimin mbarë. Është e paimagjinueshme që Zoti t'i krijojë njerëzit dhe të mos dërgojë nga mesi i tyre profetë që u tërheqin vëmendjen sa herë që gabojnë. Kjo bëhet që njerëzit të mos kenë arsye dhe të mos justifikohen kur të dalin para Zotit. "Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.” (Araf, 172) Çdo komb ka pasur profetët e tij, fakt ky që përmendet dhe në Kuran:"...nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues." (Fatir, 24)

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike