Astronomi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Astronomia
Astronomia, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", (greq.: astro + nomos) është shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike