Australia (
ang. dhe
lat. zyrtarisht Komonuellthi i Australisë, është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.