Belgjika


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Belgjika
Belgjika (zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës; holandisht Koninkrijk Belgiëfrëngjisht Royaume de Belgiquegjermanisht Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe kufizohet me HolandënGjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë mijë kilometra katror. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike