Biri (krishterim)


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Biri (krishterim)
Biri i Perëndisë
Shprehja Biri i Perëndisë përdoret në Bibël me dy kuptime të mundshme:
1. Është sinonim për Mesinë. Në kohën e Besëlidhjes së vjetër, mbreti izraelit quhej «biri» i Perëndisë kurse Perëndia «Ati» i tij, sepse ky ishte krijimtari dhe kryetari i besëlidhjes: mbreti ishte zëdhënësi(përfaqësuesi) i Tij. Në kohën e kurorëzimit u shpall: "Ti je im Bir, unë sot të linda!» (Ps 2,7). «Të linda» do të thotë në këtë kontekst: «të emërova». Prandaj Jezusi, duke qenë Mesia, quhet edhe Biri i Perëndisë. Por Jezusi nuk është ndonjë mbret izrealit, por Mbreti hyjnor i profetizuar në Besëlidhjen e Vjetër, sepse psalmi vazhdon: 8Kërkoji prej meje të gjitha kombet. Unë t’i dhuroj. Po të jap ty për pronë mbarë botën. 9Sundoji banorët me grusht të hekurt! Po të duash, thyeji si një enë balte!» 10Prandaj ejani në vete, o mbretër; le të jetë ky një paralajmërim për ju, të fuqishmit e botës! 11Nënshtrojuni Zotit, pranojeni pushtetin e tij dhe priteni me brohoritje. 12Nderojeni Birin e tij, që ai të mos zemërohet dhe ju të mos shkatërroheni, sepse zemërimi i tij mund të shpërthejë menjëherë. Lum ata që kërkojnë strehim tek ai! Vetë Jezusi tha: «Ç’mendoni ju për Mesinë? Biri i kujt është ai?» «I Davidit», – u përgjigjën ata. 43Jezusi tha: «Atëherë pse e quan Davidi, i frymëzuar nga Shpirti i shenjtë, Zot të vetin? Davidi tha vërtet: 44Perëndia, Zoti, të thotë ty, Zoti dhe Mbreti im: «Ulu në të djathtën time gjersa t’i nënshtroj armiqtë e tu dhe t’i vë për shtrojë të këmbëve të tua.» 45Përderisa Davidi e quan atë vetë Zotin e tij, si ka mundësi që ai të jetë (vetëm) biri i tij?» (Mateu 22,42-45).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike