Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të
Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga
Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me
Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin
Adriatik në afërsi të
Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga
5 prilli i vitit
1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (
CIA) ky vend në vitin
2004 ka pasur 4.007.608 banorë.