Republika e Bullgarisë (
bullgarisht: Република България)
(shk. Bullgaria) është shtet në jug-lindje të
Evropës, në veri-perëndim të
Gadishullit Ballkanik. Në lindje të kufirit të saj, Bullgaria ka dalje në
Detin e Zi, ndërsa përgjatë pjesës jugore të kufirit të saj ndodhen
Turqia dhe
Greqia, pas të cilave vijnë
Maqedonia në perëndim dhe
Rumania në veri-perëndim përgjatë rrjedhës së lumit
Danub. Përndryshe Bullgaria nga vendet perëndimore cilësohet si vend i Ballkanit lindor.