Cimabue


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Cimabue
Gjovani Çimabue (Giovanni Cimabue) (1240) - Fatkeqësisht ashtu sikur për krijuesit e tjerë të mjediseve të ndryshme evropiane që nuk posedojnë shënime të duhura për jetëshkrim të tyre, madje madje te shumica e krijuesve nuk kemi as dijeni të duhur për kompozimet e tyre gjë që ndikon mjaft për ndriçimin real të një periudhe kohore historike. Mirëpo duke iu falimenderuar përpjekjeve të pamohueshme dhe frymëdhënëse të dijetarit dhe humanistit Vazari shumë çështje të pandriçuara dhe të pahulumtuara në frymën shkencore, tani, për herë të parë do të shqyrtohen, përkatësisht me daljen në dritë të librit të tij “Mbi jetën e piktorëve, skulptorëve, garfistëve”, apo shkurtimi i emërtuar në origjinal “Vita”, autori në mënyrë kronologjike bën prezantimin e krijuesve të renesancës dhe padyshim ndikon në plotësimin e atij boshllëku që vite me radhë ishte evident në artin botëror. Në bazë të të dhënave nga Vazari që janë shënuar në jetëshkrimin e Çimabues, kundrohet se për herë të parë përmendet emri i piktorit Çimabue në mes të viteve 1272 – 1302. Ku me siguri ka lindur në Firence, përafërsisht ka viti 1240. Opusi krijues i piktorit veçohet me realizimin e mozaikëve ; afreske, madonave dhe në dekorime të altarëve. Vepra më e njohur nga i tërë opusi krijues veçohet "Madona In Maesta" (Firence, Ufiqi).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike