Dashnor Kokonozi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Dashnor Kokonozi
Dashnor Kokonozi - Publicist, shkrimtar e përkthyes. Lindur më 1951. Botimet e para në shtypin letrar i përkasin fillimit të viteve '70 me përkthime të ndryshme nga poetë spanjollë e francezë dhe një numër artikujsh për krijimtarinë e autorëve të Rilindjes. Fillimit të viteve '80 i përkasin disa drama të vena në skena të ndryshme të vendit dhe radiodramatizime te autorëve të ndryshëm botërorë që u transmetuan nga Radio Tirana. Romani "Shtrati i Prokustit" u botua në vitin 1989, pasi ndenji rreth dhjete vjet në sirtarët e Shtëpisë Botuese shtetërore të kohës. Vëllimi me tregime "Familja e shenjtë" u botua në fillim të viteve 90. Romani tjetër "Trans", që trajton ngjarjet tragjike të vitit 1997 u botua në vitin 2009. Është autor edhe i një metode të gjuhës spanjishte dhe i fjalorit të parë "Spanjisht - Shqip". Për studentët e Akademisë së Arteve (Dega Menaxherë arti) përgatiti tekstin e Historisë së Qytetërimit Botëror, që iu dha studentëve në forme leksionesh. Firmën e tij mbajnë edhe përkthimi i një sërë librash në gjuhën shqipe si Balena e bardhë e H. Melville, drama "Heroi i skenës" (mbi aktorin shqiptar A. Moisiu) e Xhorxhio Presburger, "Dr. Xhekill dhe Mrs. Hajdi", Eshte perkthyes i prozës së shkurtër të Charles Baudelaire, i romanit "Një mbret për Shqipërinë" i Jean-Luc Tourenne, etj.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike