Dhuna


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Dhuna
Nëse dhuna, siç shpesh justifikohet duke e quajtur instinkt natyror dhe kusht për dominim dhe afirmim e Uni-it mbi tjetrin e pra, kusht i ekzistencës fizike, nuk mund të lejojmë që ky instinkt të mbisundojë akoma në jetën shoqërore. Pulsione të tilla janë, që me daljen e njeriut nga shpella, të dëmshme për të gjitha palët dhe me kalim të shekujve dhuna bëhet gjithnjë e më shumë formë e egërsisë së panevojshme, të ushtruar dhe e servuar individëve dhe më gjerë gjer në nivele kombëtare-etatike si nevojë për mbrojtje të një ashtuquajture vlerë shoqërore-politike e fetare. Dhuna e karakterizuar si katastrofë thjeshtë e ardhur nga natyra si element i lëvizjeve në të, nuk mund të barazohet e as të krahasohet me dhunën historike të panevojshme të paramenduar dhe thurur nga vet njeriu për përfitime egoiste dhe që shkaktojnë dhimbje të hatashme mbi tjetrin. Logjika e së drejtës shtetërore dhe hyjnizimeve kombëtare që shkaktoi shkatërrime dhe vrasje masive e gjer shfarosje të tjetrit nuk zë vend në asnjë shkallëzim krahasues me natyrën dhe rrjedhat e saj. Kjo dhunë, është e njohur se rrjedh nga kombinimi i forcës dhe retorikës dinake të shtetit por dhe institucioneve më të vogla shoqërore, kuptuar këtu edhe familjen, për të shërbyer interesat e caktuara të dhunuesit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike