Dioqeza (
greq. διοίκησις, dhikisis = drejtim, qeverisje) në
kishën katolike dhe në
kisha të tjera është një pjesë e kufizuar trojesh e bashkësisë së
krishterë që i është besuar qeverisjes baritore të një
ipeshkvi. Meqë dioqeza drejtohet nga një ipeshkv, ajo quhet edhe Ipeshkëvi. Në
Shqipërinë e mesjetës dioqezat apo ipeshkëvitë quheshin peshkopata. Në kishën katolike një dioqezë e rëndësishme quhet
kryedioqezë apo
kryipeshkvi (zakonisht për shkak të madhësisë dhe rëndësisë historike, apo edhe të dyja), dhe drejtohet nga kryipeshkvi. Kryipeshkvitë katolike shqiptare janë ajo e Shkodër-Pultit me Ipeshkëvinë e Lezhës, Ipeshkëvinë e Sapës, Ipeshkëvinë e Rrëshenit dhe Ipeshkëvinë e Pultit, dhe Kryeipeshkëvinë e Tiranë-Durrësit e cila ka nën administrim apostolik jugun e Shqipërisë. Në vitin
2003, në botë numëroheshin rreth 569 kryipeshkvi katolike romake dhe 2014 dioqeza (ipeshkëvi).