Drita (
lat.
lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një
gjatësi valore që është e dukshme për
sytë (syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780
nanometra) tanë (
drita e dukshme) ose me një përkufizim
shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që studiohen në fushën e
optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve elektromagnetike) janë :
- Dendësia (apo gjerësia), që ka të bëjë me rrokjen njerëzore të ndriçueshmërisë së dritës,
- Gjatësia e valës, që kapet nga njerëzit si ngjyra e dritës dhe,
- Polarizimi (ose këndi i dridhjes), që në rrethana të rëndomta është i pakapshëm nga njerëzit.