E mira


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
E mira
E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithçka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për tu arritur në jetën e njeriut. Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diçka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë. Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike