Emiratet e Bashkuara Arabe


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Emiratet e Bashkuara Arabe
Emiratet e Bashkuara Arabe - është shtet federal në ishullin arabikë. Në të kaluarën ishin të njohura edhe si Shtete Trukiale (Shtete Marrëveshje). EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emir (lloj principate e sheikëve) Abu Dhabi, Dubaj, Sharja, Ras al-Khaima, Fujaria, Umm al-Kaivain dhe Ajman-i në gjirin persianë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kryeqytet i EBA-së është Abu Dabi dhe gjuhë zyrtare është arabishtja. Sipas Kushtetutës (në fuqi nga 1996-ta) sunduesit e principatave të sheikëve formojnë Këshillin e Lartë nga mesi i të cilëve zgjidhet Presidenti i Federatës. Që nga 1962 ka filluar me nxjerrjen e naftës dhe nga 1971-ta ka filluar shtrirja e degëve të industrisë në sektorin e industrisë së aluminit, cementës, plehrave kimike, plastikës dhe farmaceutikës. Për pastrimin e ujit nga deti janë ngritur godina të sistemeve komplekse. Federata ka portet detare të njohura si Port Rashid dhe Jebel Ali (Dubai) dhe ndër të tjera ka dhe gjashtë porta ajrore internacionale. Principatat e sheikëve që deri në fund shekullin XIX ishin protektorat i Britanisë së Madhe janë të pavarur që nga 1971/72 dhe të njohura si Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike