Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe fundamentale rreth çështjeve si ekzistenca,
dituria,
e vërteta, bukuria,
ligji, drejtësia, vlefshmëria,
mendja, dhe
gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë
misticizmi ose
mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të
arsyeshme. Fjala rrjedh nga
greqishtja: φιλοσοφία,
philosophía, "dashuria për dituri".