Ballkani (ose Gadishulli i Ballkanit) është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni e merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej rreth 55 milion banorësh.