Dialekti
gegë ose
gegërishtja (Geg.
gegnisht) është njëri nga dy
dialektet e
gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët
gegë në veri të
Shqipërisë, në
Kosovë, në
Maqedoni, në
Turqi si dhe në
Serbi dhe
Mal të Zi. Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte. Dy nendialektet e gegerishtes gjeografikisht ndahen te lumi i Matit.
Gegerishtja veriore shtrihet ne te djathte te Matit: ne Mirdite, ne Puke, ne Lume, ne Has, ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove, ne Maqedonin Veriperendimore, ne Dukagjin, ne Malesi te Madhe (ne te dy anet e kufirit), ne Shkoder e ne rrethinat e saj, ne krahinen e Krajes dhe te Ulqinit; ndersa
gegerishtja jugore shtrihet ne te majte te Matit: ne zonat e Elbasanit, te Durresit, te Tiranes, te Krujes, te Matit, te Lures, te Peshkopise e te Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri ne Shkup e Kumanove. "Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe
toskërishtes është
Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.