Gjuha japoneze


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Gjuha japoneze
Gjuha japoneze (japonishtja) (日本語 Nihongo) është gjuhë e folur nga më shumë se 125 000 000 persona që jetojnë në ishullin e Japonisë duke përfshirë edhe Ryukyus (Rjukjus). Gjuha tjetër që përdoret në Japoni është Ainu, që tashmë flitet vetëm nga një pjesë e vogël personash në Hokaido, por megjithatë ajo është prapë shumë e njohur. Japonishtja nuk është e lidhur ngushtë me ndonjë gjuhë tjetër edhe pse mendimi që ajo ka një farë lidhje të largët me gjuhën koreane (sipas disa shkollarëve) dhe akoma më të largët me gjuhët altaike, nuk përjashtohet si ide. Gjuha japoneze e pastër ka dalë në shekullin e VIII (era jonë). Gjuha japoneze përmban shumë huazime dhe barbarizma (të cilat me kalimin e kohës mund të kenë humbur kuptimin e vërtetë të tyre ose mund të jenë shëndrruar) të rrjedhura nga gjuha kineze, që i janë përshtatur fonetikës së banorëve vendas. Pavarësisht se japonezët e ruajnë me fanatizëm gjuhën e tyre, në televizione dhe në gazeta spikasin shumë fjalë të huaja (sidomos nga anglishtja).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike