Greqia, (
Gjuha greke:
Ελλάδα, apo
Ελλάς,
Hellas), emri zyrtar i së cilës në gjuhen e sotme greke është:
Republika Helene (org.: Ελληνική Δημοκρατία,
Elinikí Dhimokratía) është vend në pjesën juglindore të
Evropës, në jug të
Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me
Shqipërinë, në veri me
Republikën e Maqedonisë dhe
Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me
Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.