Harry Potter


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Harry Potter
Harry Potter është një seri romanesh fantazi e triller e thurrur në mënyrë mbresëlënëse nga autorja e mirënjohur angleze J. K. Rowling. Në këtë seri kemi të bëjmë me realitetin e jetës, përpos faktit të pranisë së botës së mahnitshme të magjisë. Derisa magjistarët janë përkatësisht njerëzit që jetojnë në botën e magjisë mundohen të fshihen nga babanacët (njerëzit pa aftësi për magji) dhe bota e vërtetë të cilën ne e quajme në jetën tonë. Harry Potter, një magjistar me aftësi të shkëlqyera magjike, pas moshës njëvjeçare i mbyten prindërit nga Voldemort-i (shqip Fluronvdekja). Ai vazhdon jetën në botën e babanecëve, në familjen e tij të vetme të mbetur me Teze Petunian, Vernonin, bashkëshortin e saj dhe me djaloshin e trashë aq sa fizikisht edhe mendërisht Dadllin. Pas njohjes me botën e magjisë niset për në Hogwarts, shkollë e magjisë për shtriga dhe magjistarë. Atje takohet me Ronald Bilius Weasley, Hermione Granger të cilët bëhen shokët më të ngushtë të tij. Gjen edhe shokë të tjerë si familjen e Ronaldit. Gjithashtu nuk mungojnë as armiqtë, ata të Slytherinit (shqip Gjarpërblertit) Draco Malfoy, Goyle, Crabbe etj.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike