Inxhinieria Elektrike shpesh e quajtur
Inxhinieria Elektrike dhe Elektronike, është një fushë e inxhinierisë që në përgjithësi merret me studimin dhe aplikimin e elektricitetit, elektronikës dhe
elektromagnetizmit. Është një fushe shumë e gjerë që përfshin dizenjimin dhe studimin e sistemeve të ndryshme elektrike dhe elektronike, siç janë ,
motorët elektrik, transformatorët, pajisjet magnetike dhe materialet, pajisjet elektromagnetike dhe elektromekanike, pajisjet elektronike, qarqet elektronike, materialet elektronike, fibrat optike, sistemet kompjuterike, radion,
televizionin, telefoninë, telekomunikimin, teknologjinë pa tela, sistemet mikrovale, telefoninë e lëvizshme, radarët, komunikimin e të dhënave, rrjetet kompjuterike, nanoteknologjinë, sistemet fotonike, sistemet mikroelektromekanike etj.