Feja islame ose edhe
islami (arabisht: إسلام islām = përulje, nënshtrim (para
zotit) / vetëmohim, përshpirtni, devotshmëri e plotë (ndaj zotit) (arabisht: الإسلام = al-islām = „islami“) është me rreth 1,2 miliard deri 1,57 miliard ndjekës, duke ardhur pas
kristianizmit (me rreth 2,2 miliard ndjekës), feja e dytë për nga përhapja në botë. Ndjekësit e saj quhen në zonat shqipfolëse
myslimanë. Feja islame është një fe
monoteiste abrahamite, e cila kufizohet nga
politeizmi si edhe nga përfytyrimet kristiane si psh. inkarnacioni (
të bërit e zotit njeri) dhe trinía (
ose triniteti). Element përcaktues i saj është idea e
tauhīd-it, e unitetit, e të qënit
një të zotit.