Judaizmi është
feja e popullsisë hebraike me rreth 15 milionë besimtarë siç u njoftua nga statistikat e vitit
2006. Është një nga besimet e para
monoteiste të regjistruara dhe një prej feve më të vjetra trashegimore (tradicionale) të ushtruara gjer në ditët e sotme. Vlerat dhe historia e popullit hebre janë një pjesë e madhe e themelit të feve të tjera
Abrahamike siç janë
Krishterimi,
Islami si edhe Samaritanizmi dhe besimi Bahá'í.