KF Tirana


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
KF Tirana
KF Tirana - Klubi i Futbollit Tirana - janë futbollklubi më i madh dhe më i suksesshëm në Shqipëri ku numërojnë 49 trofe madhore kombëtare, duke pasur një numër rekord titujsh kampion (plot 24 herë), Kupa të Shqipërisë (15 herë, rekord i përbashkët) dhe Superkupa (10 herë). KF Tirana janë gjithashtu klubi më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësh brenda e jashtë vendit. KF Tirana i luan ndeshjet brenda në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në Stadiumin "Selman Stërmasi" (me kapacitet 12.500 persona, 6000 të ulur) ose Stadiumin Qemal Stafa. Skuadra bardhë e blu është i vetmi klub që ka marrë pjesë në të gjitha (75) sezonet në Kategoria Superiore dhe është klubi i parë kampion në Shqipëri.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...

 
SK Tirana

© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike