Karbohidratet


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Karbohidratet
Karbohidratet (lat.:carbo-karbon, hidrat-ujë) janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna. Për nga struktura dhe hidroliza ndahen në monosakaridetdisakaridet dhe polisakaridet.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike