Koha është
përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga
ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe
e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra
filozofike dhe
shkencore të njeriut.