Komuna Malzi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Komuna Malzi
'KRAHINA E MALZIUT'
GJEOGRAFIA' Komuna e Malziut bën pjesë në njësinë jugperëndimore të Rrethit të Kukësit. 
 Kufizohët me liqenin e Fierzës nga verilindja, me lumin e Kalimashi nga juglindja, me lumin e Goskës nga veriperëndimi, me malin e Runës dhe Majën e Fjerzës së Keqe nga Perëndimi.
 Sipërfaqja e përgjithshme kadastrale e Komunës është 16 444 ha, nga të cilat,12 245 ha sipërfaqe toke pyjore, 354 ha sipërfaqe toke kullota, 1180 ha sipërfaqe toke bujqësore dhe troje. 
 Përfshihët në zonën klimatike mesdhetare paramalore veriore. Erërat fryejnë veriore, verilindore, dhe më pak jugore. Temperatura mesatare vjetore është 11 gradë celcius. Më e ulëta në dimër arrinë në minus 11 gradë celcius dhe më e larta në verë plus 38 gradë celcius. Numëri i ditëve me reshje eshtë 105 ditë në vit. Sasia e reshjeve shkon nga 900 deri 1200 mm shi në vit. Periudha e vegjetacionit varion nga 15 prill deri me 30 tetor. Në stinën e dimrit bie borë. Trashësia e borës arrinë në 40 deri 80 cm. Shtresa e borës zgjat 40 ditë në vit nga muaj dhjetor deri në muajn mars. 
 Sipas rajonizimit tektonik përfshihët në zonën strukturore faciale të Mirëditës. Relievi është kodrinor dhe malor që shtrihët nga kupa e liqenit të Fierzës me lartësi 296 m nga niveli i detit deri në majën e Malit Runës me lartësi 1857 m nga niveli i detit.'


Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike