Koreja e Jugut


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Koreja e Jugut
Korea e Jugut, zyrtarisht Republika e Koresë (koreisht: 대한민국, daehan minguk), e njohur edhe vetëm si Korea, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në pjesën jugore të Gadishullit Korean. Kufizohet në veri me Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Korea e Veriut), me të cilën përbënte një shtet të vetëm deri më 1945, ku pas çlirimit nga okupimi japonez pjesa veriore e Gadishullit Korean hyri në ndikimin Sovjetik, kurse pjesa jugore nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lindje laget me Detin e Japonisë apo Detin e Lindjes, në jug me Ngushticën e Koresë, e cila e ndan nga Japonia, ndërsa në perëndim ka Detin e Verdhë, i cili e ndan nga Republika Popullore e Kinës. Koreja e Jugut ndodhet në një rajon me klimë të butë dhe me reliev kryesisht malor. Njëherësh, ka edhe rreth tremijë ishuj, prej të cilëve dallohen Çegju, Ullen dhe Tokto. Ka sipërfaqe prej 99,392 kilometrash katrorë dhe popullsi prej 50 milion banorësh. Përafërsisht gjysma e popullsisë së vendit banon në kryeqytetin Seul ose në zonën metropolitane të tij, që është një nga zonat metropolitane më të populluara në botë (disa vlerësime e radhisin të dytën më të populluar, menjëherë pas Tokios në Japoni).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike