Kosova (historikisht:
Dardania,
serbisht: Косово,
Kosovo), zyrtarisht
Republika e Kosovës (srb.: Република Косово,
Republika Kosovo;
anglisht:
Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në
Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të
Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me
Serbinë, në juglindje me
Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me
Shqipërinë dhe në perëndim me
Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit. prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në
Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë
shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë
serbët,
turqit,
boshnjakët,
romët,
ashkalinjtë,
egjiptasit dhe
goranët.