Kundërlënda


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Kundërlënda
Kundërlënda ose antimateria është lënda e përbërë nga kundërgrimcat e përmbajtura në lëndën normale. Megjithëse disa kundërgrimca gjenden kudo, atome nga kundërlënda nuk ndeshen në natyrë. Kundërlënda krijohet në përshpejtuesat e grimcave. Nëse një grimcë dhe kundërgrimca e saj bien në kontakt me njëra tjetrën, ato asgjësohen, që do të thotë se shëndrrohen në grimca të kundërta me energji të njëjtë duke u bazuar në ekuacionin e Ajnshtajnit, e = mc². Si rezultat, pëson një vërshim i lartë e i menjëhershëm i fotoneve (rrezeve gama) apo çifteve të tjera grimca-kundërgrimca. Për shkak se energjia e mbyllur në masën e grimcave është shumë e madhe, fotonet apo grimcat ndezëse janë të mbushura me një masë të madhe të energjisë e barabartë me dallimin në mes energjisë mbetëse të produkteve të asgjësimit dhe të energjisë mbetëse të çifteve tjera grimca-antigrimca.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike