Master (termi i përdorur në
Shqipëri) ose
Magjistër (termi i përdorur në
Kosovë dhe
Maqedoni) është grada e kualifikimit pasuniversitar të nivelit të parë. Për t'u regjistruar në një program pasuniversitar për fitimin e gradës
Master, studenti duhet të ketë përfituar fillimisht një diplomë universitare të nivelit të parë. Programet e nivelit
Master zgjasin 1-2 vjet, dhe në përgjithësi konsiderohen të domosdoshme për arsimin profesional. Personave që fitojnë gradën
Master u lind e drejta të aplikojnë për pranim në programet e kualifikimit pasuniversitar të nivelit të dytë për të fituar gradën
Doktor i shkencave.