Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar,ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i AnglisëIrlandës VerioreSkocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani AtlantikDeti i VeriutKanali Anglez dhe Deti i Irlandës. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të .Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme, çka mbetet nga Perandorisë Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si KanadajaAustraliaZelanda e ReIndiaAfrika JugoreShtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonuelthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8NATOBashkimit Europian dhe Komonuelthit të Kombeve.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike