Pasuria e kombeve


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Pasuria e kombeve
Vepra “Pasuria e Kombeve” e Adam Smith-it mund të vlerësohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik. Me këtë vepër Adam Smithi u rrek të përvijojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore. Për librin e tij Smithi përdori dorëshkrimet e leksioneve të mbajtura në universitetin e Glasgow-t dhe njohuritë (e tërthorta)të jetës ekonomike të Londrës dhe të Glasgow-t të asaj kohe. Cështja kryesore është se si arrijnë individi dhe shoqëria të sigurojnë nevojat, por edhe tepricat për të jetuar. Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë, dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit: këmbimi lejon lojën e përbashkët të kërkesës dhe ofertës. Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike