Perandoria Bizantine


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Perandoria Bizantine
Perandoria bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë romake, që mbijetoi për një mijë vjet pas copëtimit të gjysmës perëndimore në mbretëri feudale të ndryshme dhe që ra përfundimisht pas sulmeve të vazhdueshme të turqve osmanë në 1453. Vetë emri Bizantin shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten Romaioi ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi Roma Lindore përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si Bizantine.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...

 
Perandoria bizantine

© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike