Urbanistika (trajta e pashquar urbanistikë) është studimi dhe teoria e ndërtimit dhe pajisjes me shërbime të qyteteve ose kulturave kryesisht urbane. Në
Shqipëri, historikisht, me termin
Urbanistikë, është nënkuptuar Projektim urban. Gjithashtu, në Shqipëri pas vitit 1990, si sinonim me termin
Urbanistikë është përdorur edhe termi
Planifikim urban por ky i fundit vë theksin edhe tek proceset politike - krahas atyre teknike - të planifikimit që karakterizojnë sistemet demokratike me pushtet te decentralizuar, p.sh. përgjithësisht vendimarrja për llojet e lejuara të përdorimit të tokës bëhet në nivelin lokal dhe jo atë qëndror dhe kryesisht me procese pjesmarrje të publikut. Në ligjin e fundit të miratuar nga qeveria shqiptare Për planifikimin e territorit futet edhe termi Planifikim i territorit që është një koncept më i gjerë që përfshin edhe planifikimin urban.