Presheva


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Presheva
Komuna dhe qyteti me popullsi shumicë shqiptare në luginën me të njëjtin emër në jugun e SerbisëKomuna e Preshevës ka pozitë strategjike në trekëndëshin kufitar Serbi-Maqedoni-Kosovë. Regjistrimi i popullsisë i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi. Komuna e Preshevës ka pasur 33,948 banorë. Shumica, mbi 91.3% (31,098), ishin Shqiptarë,6.5% (2,204) Serbë dhe mbi 1% (333) Romë. Nga 35 vendbanime në këtë komunë gjashtë (në mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht të përziera, por Shqiptarët ishin shumicë në mbi 82% prej tyre. Katër vendbanime ishin të banuara vetëm me popullatë serbe, ndërsa 25 me popullatë shqiptare. Konflikti i vitit 2001 solli zhvendosje të popullsisë drejt Kosovës.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike