Qarku i Beratit


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Qarku i Beratit
Qarku i Beratit është një nga 12 qarqet në Shqipëri me një sipërfaqje prej 1,798 km². ISO 3166-2-Code është AL-01. Qarku i Beratit i përfshin rrethin e Beratitrrethin e Kuçovës dhe rrethin e Skraparit. Qendra e Qarkut të Beratit ndodhet në qytetin e Beratit. Qarku i Beratit është i vetmi qark që nuk ka dalje në det dhe nuk kufizohet as me ndonjë shtet tjetër. Qarku i Beratit kufizohet në veri me Qarkun e Elbasanit, në perëndim me Qarkun e Fierit, në Jug me Qarkun e Gjirokastrës dhe në Lindje me Qarkun e Korçës. Qytetet e këtij qarku janë BeratiKuçovaÇorovodaPoliçani dhe Ura Vajgurore. Qarku i Beratit ka një popullsi prej 172,953 (2006) banorë.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike