Qeliza është njësia thelbësore, funksionale,ndërtimore dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Huk, shkencëtar i njohur anglez, i cili ishte i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga
latinishtja, cellula, që do të thotë "dhomë e vogël".