Republika e Kongos


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Republika e Kongos
Republika e Kongos (frëngjisht: République du Congo, kongo: Repubilika ya Kongo, lingala: Republiki ya Kongó), e njohur edhe si Kongoja ose Kongo, Kongoja e Vogël, Kongo-Brazzaville, është vend i pavarur në Afrikën qendrore. Kufizohet në perëndim dhe veriperëndim me Gabonin, në veriperëndim me Kamerunin, në veri me Afrikën Qendrore, si dhe përgjatë lumit Kongo në lindje dhe në jug me Republikën Demokratike të Kongos dhe me eksklavën e Angolës, Kabinda. Ka dalje në Oqeanin Atlantik përmes Gjirit të Ginesë në perëndim. Ka sipërfaqe prej 342 mijë kilometrash katrorë dhe popullsi prej gati 3,7 milion banorësh. Brazzaville është kryeqyteti i vendit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike