Shqipëria (
gegërisht: Shqipnia, historikisht:
Arbri ose
Arbëria, ndërkombëtarisht:
Albania), zyrtarisht
Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në
Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të
Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me
Malin e Zi, në verilindje me
Kosovën, në perëndim me
Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me
Greqinë. Në perëndim laget me detet
Adriatik dhe
Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg
Italisë përgjatë
ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme,
Tiranën.