Rhode Island


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Rhode Island
Rhode Island (shqiptohet: Rode Ajlënd) është shteti me sipërfaqen më të vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri zyrtar i Rhode Island është State of Rhode Island and Providence Plantations. Rhode Island kufizohet nga Connecticut në perëndim dhe Massachusetts në veri dhe lindje, dhe ndan një kufi detar me Long Island të Nju Jorkut në jugperëndim. Rhode Island ishte i pari nga 13 kolonitë origjinale që shpalli pavarësinë nga sundimi britanik, më 4 maj, 1776, dy muaj para shteteve të tjera të konventës. Rhode Island ishte i fundit që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike