Sakramenti (
lat. sacramentum = shenjtërim) është një besim dhe ushtresë e ritit të
krishterë që ndërmjetëson Hirin e Perëndisë tek njeriu, duke themeluar kështu një mister të shenjtë. Pikëpamjet lidhur me çështjet se cilat rite janë sakramentale, dhe kur një veprim është sakramental ndryshojnë midis besimeve dhe traditave të krishtera.