Shkenca kognitive


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Shkenca kognitive
Shkenca kognitive ose shkenca e njohjes është studimi shkencor ndërdisiplinor i mendjes dhe proceseve të saj. Ajo shqyrton se çfarë është njohja (kognicioni), për çfarë shërben dhe si funksionon. Shkenca kognitive përfshin hulumtimin e inteligjencës dhe sjelljes, duke u koncentruar veçanërisht në atë se si informacioni përfaqësohet, procesohet, dhe transformohet (në fushat si përceptimigjuhakujtesaarsyeja, dhe emocioni) brenda sistemit nervor (te njeriu apo kafshët tjera) dhe makinave (p.sh. kompjuteri). Shkenca kognitive përbëhet nga disiplina të shumta hulumtuese, duke përfshirë psikologjinëinteligjencën artificialefilozofinëneuroshkencëngjuhësinë, dhe antropologjinë. Ajo përfshin shumë nivele të analizës, duke filluar nga mësimi i nivelit të ulët dhe mekanizmat e vendimmarrjes deri te logjika e nivelit të lartë dhe planifikimi; nga qarqet nervore deri në organizimin modular të trurit. Koncepti fundamental i shkencës kognitive është që mendimi më së miri mund të kuptohet nëpërmjet strukturave përfaqësuese të mendjes dhe procedurave kompjuterike që operojnë në ato struktura.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike