Shqipëri


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Shqiperi
 
Shqipëria
Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike