Skocia është një shtet që shtrihet në pjesën veriore të ishullit
Britanik. Është pjesë e
Britanisë së Madhe, dhe ndan kufi tokësor me
Anglinë në jug. Rrethohet nga
Deti i Veriut në lindje,
Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe
Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.