Stambolli


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Stambolli
Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul ( në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vendë. Me një popullsi prej rreth 14,1 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të  lashtë greke Bizantion, quajtur kështu nga Byzas e  Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 pes. Është ndërtuar në të dy anët e Golden Horn (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së  Bosforitë, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin të Zi (turq. Karadeniz) në veri deri në Detin e Marmarasë në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq.eminonu dhe Fatih ), zona e Beyoglu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Scutari (turq. Uskudarit) së bashku me periferinë tjerë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike