Teksas


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Texas
Teksasi është një nga 50 shtetet e SHBA-së. Ai është shteti i dytë më i madh i SHBA-së për nga popullsia dhe sipërfaqja. Teksasi kufizohet nga Meksika në jug, Nju Meksiko në perëndim, Oklahoma në veri, Arkanzas në verilindje, dhe Luiziana në lindje. Teksasi ka një sipërfaqe prej 696.200 km², dhe një popullsi në rritje prej 24,7 milion banore. Hjuston është qyteti më i madh në Teksas dhe i katërti më i madh në Shtetet e Bashkuara. Qytetet e tjera kryesore përfshijnë DallasFort Worth,San Antonio, El Paso, dhe Austin-kryeqyteti i shtetit. Texas është mbiquajtur shteti i Yllit të Vetmuar për ta dalluar Teksasin si një ish republikë e pavarur dhe si një kujtim i luftës për pavarësinë e shtetit nga Meksika. "Ylli i Vetmuar" mund të gjendet në Flamurin e Shtetit të Teksasit dhe në Emblemën e Shtetit të Teksasit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike