Temperatura


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Temperatura
Kur prekim me dorë ndonjë trup, përjetojmë ndjesi të cilën e shprehim si ngrohtë apo ftohtë. Themi se trupi i ngrohtë e ka temperaturën më të lartë se trupi i ftohtë. Ndjesia për ngrohtësinë dhe ftohtësinë është relative. A do të kemi ndjesi për ngrohtësi apo ftohtësi, varet se në ç'gjendje ishte dora që e preku objektin, a ishte e vendosur më parë në akull apo në avuj të ujit. Më saktësisht, dy njerëz japin përfundime të ndryshme për shkallën e ngrohjes së një trupi. Ndjesia e përfituar varet edhe nga lloji i trupi. Kur përkim trupin metalik dhe atë të drurit, që kanë të njëjtën shkallë ngrohjeje, trupi metalik na duket më i ftohtë se trupi i drurit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike